“Jam në dijeni për rrethana të panjohura” – Meta përfundon dëshminë në SPAK

Data

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit 2011.

Meta është marrë në pyetje nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të deleguar nga prokurori i çështjes Alfred Shehu. Seanca e pyetjes u zhvillua pasi vetë Meta kishte kërkuar zyrtarisht të dëshmonte, duke deklaruar se kishte dijeni dhe informacion të vlefshëm për rrethanat e asaj dite tragjike.

“Kam dëshmi që ndihmojnë zbardhjen”

Në shkresën drejtuar SPAK, Meta shprehej se është i gatshëm të kontribuojë në hetim me fakte që, sipas tij, nuk janë të njohura nga organi procedues.

“Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarjeje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues dhe që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, jam në dispozicion të organit të procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme”, thuhej në kërkesën e tij.

Meta në paraburgim prej më shumë se një viti

Prej më shumë se një viti, ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, ndërsa përballet me disa akuza të ngritura nga SPAK në çështje të tjera penale.

Hetimi për 21 Janarin

Ngjarja e 21 Janarit 2011, ku u vranë katër protestues gjatë demonstratës para Kryeministrisë, mbetet një nga dosjet më të rënda dhe më sensitive në historinë e tranzicionit shqiptar.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe figura të tjera të rëndësishme politike, mes tyre:

  • Sali Berisha,
  • Lulzim Basha,
  • Bamir Topi.

Dëshmia e Ilir Metës pritet të vlerësohet nga prokuroria për të përcaktuar nëse informacionet e dhëna prej tij do të çojnë në thellim të mëtejshëm të hetimeve apo në veprime të reja procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related