Ja si marrja nën hetim nga SPAK e Sali Berishës për aferën “Partizani” pritet të hapë “Kutinë e Pandorës” për…

Data

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend dhe zhvillimet që vijnë nga drejtësia. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë një vendim të rëndësishëm për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, pasi ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për aferën e njohur si “Partizani”. Por ky veprim pritet të sjellë një përmbysje në peizazhin politik dhe të hedhë dritë mbi një mori skandalesh që mund të prekin shumë politikanë të tjerë.

Juristi i njohur, Romeo Kara ofron një analizë të thellë mbi këtë çështje dhe shqyrton se si hetimet mund të zgjerojnë gamën e drejtësisë ndaj figurave të rëndësishme politike. Kara gjithashtu për “Top Channel” zbërthen detajet e skandaleve që kanë lidhje me Berishën dhe zbulon dosjen që kreu i SPAK, Arben Dumani mban në zyrë, duke e renditur atë si një nga dosjet më të rëndësishme që mund të ndikojë në kursin e hetimeve dhe në vendimmarrjen e mëtejshme.

-Zoti Kara, zyrtarisht Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, si e patë këtë zhvillim nga ana e Prokurorisë së Posaçme deri në fazën ku jemi?

Është një zhvillim shumë pozitiv në rrugën drejtë ndërtimit të shtetit ligjor, ku asnjë person nuk duhet të jetë mbi ligjin. E kemi thënë dhe e themi që të gjithë personat të cilët kanë qenë de fakto mbi ligjin apo ka qenë vetë ligji, ata nuk kanë qenë të zgjedhurit tani por kanë qenë sundimtarë. Nuk janë njerëz që drejtojnë në bazë të ligjeve, por në bazë të dëshirave dhe interesave të tyre. Dje e deri sot po gëzojmë një haber të mirë se Sali Berisha nuk është më mbi ligjin, të paktën nga organi i akuzës. Është një person për të cilin u hetua në një përballje të fortë mediatike, politike dhe gjithçka tjetër ku tentoi t’i kundërvihet organit të akuzës me mjete as etike e as ligjore. Dhe pse me vonesë ky hap për shqiptarët, pasi kemi 33 vite që shohim një person i cili ka qëndruar para shqiptarëve si një sundimtar, si ligji vetë, morali vetë.

E kemi perceptuar atë person si kokën dhe strumbullarin dhe simbolin e korrupsionit. Berisha është i pari që barazoi qeverisjen me korrupsionin. Nuk iu dha mundësi shqiptarëve të krijonin një traditë që të qeveriseshin në një demokraci duke zhvilluar zgjedhje të lira dhe duke ndërtuar shtetin ligjor, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ne akoma nuk jemi mësuar dhe nuk kemi fakte reale dhe hapa konkretë të cilët do të na çojnë drejtë një shteti të tillë ku të gjithë të jemi të barabartë para ligjit. Berisha do të jetë shembulli i parë dhe kryesor për një qeverisje në vazhdim. Për ta parë që ndëshkimi i tij të bëhet mësim për të tjerët.

-Nga ana tjetër, zoti Berisha edhe në komunikimin që bëri me mediat, para se të hynte në SPAK dhe pasi doli, vijon ta cilësoj prej kohësh që proces të motivuar politikisht, artikuloi akuza të forta për SPAK sa i përket mënyrës si janë qasur çështjes së tij penale dhe sa i përket dhe kufizimit të lirisë edhe në kushtet kur është lideri i opozitës?

Mendoj se Sali Berisha ka bërë një retorikë politike dhe ai kur ka një fakt nga një gram e bën 1 ton pastaj. Asnjë fakt nuk tha që kjo është e motivuar politikisht. Nuk tha asnjë fakt për të treguar se organi i akuzës është nxitur politikisht. Madje politikisht ka qenë mbijetesa e tij, ka përdorur ai politikën për të mos u paraqitur para organit të drejtësisë, për t’i marrë peng siç i ka marrë. Nuk është faji i askujt që ai pushtetin politik e ushtroi për të vënë pasuri të paligjshme, për të grabitur pasuritë publike në Shqipëri dhe për të dhënë shembullin më të keq sesi të zhbëhet Shqipëria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related