Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Data

SPAK pritet që në vijim të nisë goditjen e parë për koncensionin 100 milionë euro të sterilizimit, duke arrestuar zbatuesit e skemës së vjedhjes, përmes fryrjes fiktive të kostos së shërbimit, ndërsa vijojnë hetimet për kokën, Ilir Beqaj, i cili përflitet se ka marrë të paktën 10 milionë euro vetëm nga ky koncension. Ilir Beqaj ka finalizuar edhe dy koncensione të tjerë korruptivë, duke aplikuar të njëjtën skemë. Bëhet fjalë për koncensionin 84 milionë euro të hemodializës, me përfitues Klodian Allajbeun. Koncensioni i dytë korruptiv i Ilir Beqajt është ai check up-it, me kosto 130 milionë euro, me përfituese Vilma Nushi. Themi ‘koncensione korruptive’ bazuar në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe disa investigime serioze mediatike, ku është fryrë fiktivisht kostoja e shërbimit si dhe janë marrë para nga koncensionarët pa bërë asgjë. Në vitin 2019, Ogerta Manastirliu, në mënyrë të paligjshme, korruptive dhe klienteliste, finalizoi edhe koncensionin e katërt, atë të laboratorëve pranë spitaleve, me kosto mbi 100 milionë euro. Por deri më tani, këto koncesione janë marrë në mbrojtje nga qeveria, por edhe nga “Rithemelimi”. Pazaret e tyre kanë qenë aty prej vitesh, pasi oligarkë të cilët financojnë opozitën, marrin tendera te Edi Rama. Madje nga denoncimet nga politika dhe media thuhet se Shkëlzen Berisha është pronar faktik i koncensionit 84 milionë euro të Hemodializës.

Pazaret PS-Rithemelim

Por ditët e fundit pazari i tyre është konfirmuar publikisht. Atë që gazeta “SOT” ka kohë që e shkruan, PS dhe Rithemelimi e finalizuan me ngritjen e komisioneve hetimore për koncesionet në shëndëtësi. Ishte gazetarja Desada Metaj, e cila tha se mes tyre janë ndarë rolet për të mbrojtur biznesmenët Vilma Nushi e Klodian Allajbeu. Ajo shkruajti së fundmi se ndërsa Rilindja do mbrojë interesat e ish-ministrit Ilir Beqja dhe Vilma Nushit për koncesionet e sterlizimit e check-up, Rithemelimi, do mbrojë interesat e kreut të Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu për koncesionin e dializës. Ajo thekson se PS e Rithemelimi i detyrohen publikut shpjegim për çdo aferë ku preken fondet publike ndërsa shigjeton kreun e Rithemelimit Berisha, që nuk lë rast pa denoncuar koncesionet e PPP-të e qeverisë Rama. “Nisi punën komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi. Pas marrëveshjes PS-Rithemelim detyrat janë ndarë: PS mbron interesat e Ilir Beqes për sterilizimin dhe Vilma Nushit për chek-up. Rithemelimi (bashkë me PS) mbrojnë interesat e Klodian Allajbeut për koncesionet e dializës dhe pajisjeve laboratorike. Dhe këtë e bëjnë duke tërhequr nga objekti i këtij komisioni këto dy koncesione. Të dy palët në komisionin hetimor të shëndetësisë i detyrohen publikut t’i thonë nëse koncesioni i dializës dhe pajijseve laboratorike janë të rregullta apo abuzive. Por kjo ka pak gjasë të ndodhë. Ajo që ndodh në të tilla raste është heshtja e të gjithë kahëve të politikës për interesa të njohura. Heshtje që ia mbajnë ison dhe pjesa më e madhe e atyre që zakonisht denoncojnë vjedhjet e kësaj qeverie me koncesionet apo PPP. Në fakt çdo abuzim me fondet publike duhet denoncuar dhe marrë vëmendjen që meriton. Përndryshe seleksionimi ka një emër që zakonisht nuk lë as përshtypje dhe as shije të mirë!”, ishte shkrimi i Desada Metajt.

Reagimi i Erion Braçes

Nga ana tjetër Mes 95  kartonëve jeshilë për hetimin e sterilizimit dhe check up-it, 71 ishin të socialistëve ndërsa 24 të deputetëve të Rithemelimit, ndërsa u dallua një abstenim, ai e socialistit Erion Braçe. Ish-zëvendëskryeministri, sqaroi votën e tij, duke e cilësuar ngritjen e këtij komisioni si një për përpjekje të Sali Berishës për të delegjitimuar SPAK, që prej kohësh po heton këto dy kontrata koncensionare. “Në fakt isha kundër, por respektova disa rregulla të grupit. E para, jam kundër hetimit politik për çështje që heton ligjërisht, penalisht, ka ngritur e komunikuar akuzë, ka bërë e marrë përgjegjës-madje duke i dërguar në burg SPAK! Hetimi politik i disa deputeteve nuk mund të rihapë e konkurrojë hetimin penal te SPAK. Është përpjekje e përditshme e Sali Berishës Delegjitimi nga ballkoni i SPAK, në një linje me këtë qëllim është hetimi politik i kërkuar nga grupi i tij!”, tha ai. Komisionin për koncesionet në shëndetësi Rithemelimi e kishte kërkuar për 4 kontrata koncesionare por gjatë diskutimeve u tërhoq për 2 prej tyre, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.  Për deputetin Braçe tërheqja e lidhen me marrëdhënien e qartë klienteliste të Berishës. Hetimi politik i kërkuar nga Sali Berisha, materializuar në këtë komision, nxjerr në pah klientelizmin e neveritshëm, i cili nisi në spitalin ushtarak në vitin 2006-2007 dhe vijon ende; të lesh pa hetuar zbatimin e kontratës nga oligarku që ka kthyer në monopol tregun privat të shëndetësisë, për më tepër që zbatimi i asaj kontrate prej tij ka patur viktima, dëshmon se sa politik dhe i korruptuar është ky hetim”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related