BE mbështet SPAK dhe del hapur kundër armiqve të drejtësisë, Brukseli kërkon më shumë transparencë për ligjin për zonat e mbrojtura dhe pronarët e mediave

Data

Bashkimi Europian ka mbështetur Prokurorinë Speciale (SPAK) në luftën kundër korrupsionit dhe ka dal hapur kundër armiqve të drejtësisë. Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e Bashkimit Europian, Isabel Santo ka deklaruar dje gjatë konferencës së saj për shtyp në Tiranë se SPAK ka bërë një punë të mirë. Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. “Punë e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Mbrojta e mjedisit gjithashtu është në qendër të vëmendjes sonë dhe po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Sigurisht që integrimi i pakicave është një temë shumë e rëndësishme. Pash përvoja të mbështetura dhe të integruara në shoqërinë e punës. Është shumë e rëndësishme që këto përvoja të mbështeten që të ndërtohet një shoqëri moderne”, tha ndër të tjera Santo. Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë Reformat demokratike. Ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë. “Vendi të mos ndalet në kryerjen e reformave. Nuk kemi arsye të ndaleni. Është mirë që mes faktorëve politikë është ndërtuar një konsensus mjaft i gjerë. Është mirë të ndërpriten debatet politike që nuk ndihmojnë asgjë. Ti vëmë fre qasjeve egoiste e të përqendrohemi tek procesi i anëtarësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve në vend”, tha Santos.

Reforma Zgjedhore

Ndërkohë, reporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos thekson fort rëndësinë e transparencës për pronësinë e financimit të medias. Komentoi dhe marrëveshjen e RTSH me televizionin turk, TRT që u firmos nga dy drejtorët në prani kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan. “Na duhet ti qëndrojmë besnik vlerave europiane. Na duhet të sigurohemi që nuk është ndërhyrje dhe nuk shkon kundër vlerave tona, paanshmërisë dhe pavarësisë së medias që janë vlerat thelbësore për ne. Është e rëndësishme transparenca e pronësisë së mediave dhe interesat rreth financimit të mediave. Thekson fort rëndësinë e transparencës kur bëhet fjalë për pronësinë e financimin e medias”, tha Santos. Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabela Santos në konferencën për mediat, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore, teksa koha kalon dhe konsensus mes palëve nuk ka. “Në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta. Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëveshje  apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025. Të gjithë e kuptojnë se cilat konkluzionet e gjykatës në këtë vend sa i takon proceseve zgjedhore. Nuk është momenti për të thënë e ka fajin njëri apo tjetri. Jemi ende në kohë për konsensus për të ecur para. Nëse nuk është e mundur të gjithë do të kenë faj për këtë”, tha Santos.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related