“Mos u bëni mish për top”, Basha: SPAK dhe BKH në qendrat e votimit, kush prek votën, përfundon në burg

Data

Shitblerja e votës apo problemet me sigurinë e votës janë plagë që ka prekur zgjedhje pas zgjedhje Shqipërinë, kjo tashmë është e faktuar. Ndaj, në përgjigje mund të them vetëm respekt dhe mbështetje totale ndaj SPAK-ut dhe ky është një mesazh edhe për votuesit. E di që plani i SPAK-ut përfshirë jo vetëm goditje të tilla, por edhe goditje gjatë ditës së votimit dhe gjatë procesit të numërimit. Kam informacione, sepse në rrugë zyrtare i jemi drejtuar SPAK-ut me disa shqetësime dhe me sa e kuptoj, SPAK dhe BKH do të jenë të pranishëm me pranga me vete, për t’ia vënë çdokujt për arrestime në flagrancë qoftë në qendrat e votimit, qoftë në qendrat e numërimit të votave. Kështu që ky është inkurajim për qytetarët shqiptarë që të dalin të votojnë dhe është një paralajmërim për të gjithë ata që përdorëen si vegla nga korrupsioni, nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe nga banditët që duan pushtet, për t’i goditur. Është një thirrje që mos u bëni mish për top sepe do të përfundoni aty ku e keni vendin parapa hekurave” – tha Basha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related