Rama shmang komentet për Ballukun: “SPAK ka punën e vet, ne tonën”

Data

Kryeministri Edi Rama ka folur sot shkurtimisht për hetimet që po zhvillon SPAK ndaj Belinda Ballukut e cila është marrë e pandehur për Tunelin e Llogarasë.

I pyetur në emisionin “Real Story” mbi rastin, Rama i shmangu komentet duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë për punën e SPAK-ut.

“Si tha Loro Boriçi? Shiu ka punën e vet ne punën tonë. SPAK ka punën e vet, ne punën tonë. Nuk kam më asnjë koment. Jetojmë në një sistem ku PS dhe askush tjetër me mua në krye i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësisë. Njëlloj siç janë tërhequr një herë e një kohë njësitë koloniale nga territoret e tyre, jemi tërhequr edhe ne nga sistemi i drejtësisë” – tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related