Iu gjetën armë, veshje policie dhe maska, bie në pranga 21-vjeçari nga Fieri

Data

Një 21-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”. Janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, veshje si të Policisë dhe sende të kundërligjshme

Në pranga ra shtetasi M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related