Serbia po shndërrohet në diktaturë, Vuçiç rikthen taktikat e Millosheviçit, ja thirrja e pazakontë e Vuçeviçit

Data

Ndërkohë që qeveria serbe u bën thirrje studentëve në bllokadë për dialog, “Radar” mëson se kryeministri në largim Millosh Vuçeviç ka iniciuar një takim me krerët e të gjitha shërbimeve të sigurisë për të konfirmuar se janë të gatshëm të mbrojnë rendin kushtetues. Kjo, siç vlerësojnë bashkëbiseduesit e “Nova.rs”, është dëshmi se sa larg është e gatshme të shkojë qeveria për të ruajtur vendin e saj në institucione. Sipas “Radarit”, pas protestës në Slavija, kur mbi 100.000 njerëz dolën në rrugë në mbështetje të studentëve, kryeministri Vuçeviç foli me krerët e shërbimeve të sigurisë ushtarake dhe civile. “Në fund të dhjetorit, krerët e të gjitha shërbimeve të sigurisë në vend patën takime të ndara me kryeministrin në largim Millosh Vuçeviq, në të cilat është dashur të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të mbrojtur rendin aktual me të gjitha mjetet nëse është e nevojshme”, thekson Radar, duke shtuar se “megjithëse menaxherët e anketuar në këtë mënyrë të pazakontë iu përgjigjën pozitivisht të gjitha pyetjeve, është e qartë se disa ndjenë nevojën për të demonstruar më tej besnikërinë e tyre në ditët në vijim, ndërsa qeveria falënderoi të tjerët për punën e tyre të deritanishme, duke i tërhequr ata në heshtje pothuajse absolute”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related