Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi paraqitet në SPAK

Data

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Burime bëjnë me dije se ai është parë duke hyrë në SPAK gjatë orëve të drekës, ndërsa deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi arsyen e thirrjes apo statusin e tij procedural.

Institucioni i akuzës nuk ka reaguar ende nëse bëhet fjalë për marrje në pyetje, dhënie sqarimesh apo përfshirje në ndonjë hetim konkret. Situata mbetet në zhvillim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related