Lulzim Basha “flet pa dorashka”, nga mbështetja e planit të SPAK për krimet zgjedhore, te akuzat për pazare…

Data

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një konference për mediat dje, zoti Basha, është shprehur se pakti Berisha-Rama vazhdon dhe sot e kësaj dite, siç ishte edhe në aktin e paligjshëm për vulën e PD. Ai i bëri thirrje Gjykatës së Apelit të zbatojë ligjin, pasi kanë kaluar 30 ditë nga afati ligjor për të zbardhur vendimin skandaloz të 11 qershorit, pasi përveçse dhanë një vendim të paligjshëm, tani zvarrisin edhe zbardhjen e këtij vendimi. Basha gjithashtu tha se vendimi nuk zbardhet deri në fund të kësaj jave, për të vazhduan më pas me rekursin në Gjykatën e Lartë, Demokratët Euroatlantikë do t’i drejtohen KLGJ-së, ILD-së dhe SPAK-ut dhe partnerëve ndërkombëtar për këtë skandal të radhës të kësaj gjykate.

“Pakti midis Sali Berishës dhe Edi Ramës vazhdon dhe sot e kësaj e dite. Vazhdon me aktin skandaloz të paligjshëm të 11 qershorit, me të cilin rast dua t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit të zbatojë pa vonesë ligjin. Sot është data 16 korrik, 30 ditë kanë kaluar nga afati ligjor për të zbardhur vendimin skandaloz të 11 qershorit, jo vetëm kanë dhënë një vendim të paligjshëm, por tani zvarrisin edhe zbardhjen e këtij vendimi.

Ky është një akt i papranueshëm, ndaj nëse deri në fund të kësaj jave nuk do të ketë një zbardhje të plotë të vendimit për të mundësuar pastaj hapin tjetër të rekursit në Gjykatë të Lartë nga Partia Demokratike e Shqipërisë – Demokratët Euroatlantikë, ne do t’i drejtohemi të gjitha instancave përkatëse KLGJ-së, ILD-së dhe SPAK-ut, sikundër do të informojmë në detaje të gjithë partnerët strategjikë për këtë skandal të radhës të Gjykatës së Apelit në moszbatimin e ligjit dhe parashikimeve ligjore për zbardhjen e vendimit ecjen përpara me rekursin në Gjykatë të Lartë”, deklaroi ai.

Pazari Rama-Berisha

Po ashtu, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka denoncuar marrëveshjen mes Ramës dhe Berishës për amnistinë e të dënuarve nga GJKKO, sikurse u provua nga raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani. Sipas Bashës marrëveshja për amnistinë u ndoq nga ajo për sabotimin e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe pazari për vulën, përmes të cilit Rama siguron një mandat tjetër, ndërsa Berisha monopolin e teatrit opozitar. “Akti i amnistisë, i provuar katërcipërisht edhe nga raportimi zyrtar i kreut të SPAK, provon paktin midis qeverisë dhe teatër opozitës.

Teatër opozita në këtë pakt ka liruar të korruptuarit, ka liruar vjedhësit e votave, ka liruar vjedhësit e fondeve të shqiptarëve, ndërkohë që ka pranuar të vazhdojë ndjekja penale për protestuesit që u ngritën kundër korrupsionit, të Partisë Demokratike, të opozitës, dhe në tërësi protestuesit kundër padrejtësive dhe korrupsionit të qeverisë të Edi Ramës. Pakti vazhdoi me prishjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe krijimin e një celule okulte të cilës i është dhënë detyra nga kryeministri dhe ish-kryeministri të mbyllin listat, që janë hapur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që edhe zgjedhjet e ardhshme dy dinosaurët e tranzicionit të mund të kontrollojnë votën e shqiptarëve.

Pakti vazhdon me lëvizjet e përgatitura për të goditur SPAK, për të eliminuar shpërdorimin e detyrës si vepër penale nga kodi penal, për t’i mohuar SPAK mbështetjen financiare, burimet njerëzore dhe ndryshimet legjislative, me qëllim që ky kërcënim jetik ndaj të korruptuarve, siç është SPAK, dalëngadalë të zvogëlohet, të mpaket e të mos kryej misionin nga i cili i kanë sytë gjithë shqiptarët, që është vënia para drejtësisë e të korruptuarve pa dallime politike dhe dhënia fund e tranzicionit. Tjetër plan kanë Edi Rama dhe Sali Berisha, Katovica 2, do të ribashkojë ato pjesë të ndara të PPSH-së që u nisën me misionin jo për të sjellë demokraci, liri tregu, barazi para ligjit, por për të rivendosur klika të reja të pushtetit e për t’i përjetësuar ato në formën e klaneve apo pushtetit familjar.

Ky është mirëkputimi që vjen me një kosto të lartë për shqiptarët në tërësi dhe demokratët në veçanti, sepse pjesë e këtij pakti është që t’i hapet rruga Edi Ramës që të qeverisë edhe 4 vite të tjera Shqipërinë, në këmbim të vulës së opozitë dhe të përpjekjeve për t’i dhënë fund çdo akti të vendosjes para drejtësisë të të korruptuarve të kësaj qeverie dhe të korruptuarve në tërësi”, nënvizoi Basha. Ndwrkohw në konferencën për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është shprehur në mbështetje të planit të SPAK për ngritjen e strukturave rajonale për krimin zgjedhor. Basha shtoi se Kryesia e Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur përshpejtimin e procesit të evidentimit të kandidaturave për deputet dhe ecjen përpara me ngritjen e aleancave parazgjedhore me forcat e tjera politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related