ISP: Rasti “Balluku” test për Kuvendin dhe standardet europiane

Data

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka reaguar lidhur me debatin për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për arrestim. Sipas ISP-së, zhvillimet e fundit përbëjnë një provë serioze për mënyrën se si Parlamenti i Shqipërisë zbaton parimet e barazisë para ligjit dhe standardet demokratike.

ISP rikujton deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama, ku theksohej se mazhoranca nuk do të bëhej pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë dhe se partia nuk mbron askënd përballë drejtësisë. Megjithatë, sipas institutit, qëndrimet publike kanë ndryshuar në vitet e fundit, duke sjellë një qasje më mbrojtëse ndaj zyrtarëve të akuzuar.

Në analizën e tij, ISP thekson se rasti i Ballukut vjen pas precedentëve të tjerë, ku Kuvendi ka votuar për heqjen e imunitetit të disa deputetëve, ndërsa në raste të caktuara ka pasur edhe refuzim ose vonesa procedurale.

Sipas ISP-së, çështja nuk lidhet me fajësinë apo pafajësinë e individit, por me rolin institucional të Parlamentit. Refuzimi i hetimit nga ana e mazhorancës, thekson instituti, do të dërgonte një mesazh negativ për barazinë para ligjit dhe për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Instituti rekomandon që Kuvendi të ndjekë standardet e vendeve të Bashkimit Europian dhe praktikat e Parlamentit Europian, ku zyrtarët nën hetim përballen me drejtësinë pa mburojë politike. Sipas ISP-së, një proces i tillë forcon besimin te demokracia, pavarësisht rezultatit përfundimtar të hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related