Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar nga dëmtimet në disa akse rrugore në vend, duke ndarë pamje nga Portugalia ku, sipas tij, ka ndodhur një fenomen i ngjashëm.
Në postimin e tij, Rama ironizoi akuzat e opozitës dhe debatet mediatike në Shqipëri, duke theksuar se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe ndodhin edhe në vende të tjera europiane për shkak të kushteve natyrore dhe fenomeneve të motit.
Ai vuri në dukje se ndërsa në Shqipëri situata po përdoret për përplasje politike, në vende të tjera të BE-së ngjarje të ngjashme nuk shoqërohen me të njëjtin nivel reagimi publik dhe politik.
Postimi i Ramës vjen në një moment kur debatet mbi cilësinë e infrastrukturës dhe përgjegjësitë për dëmtimet e fundit në rrugë janë intensifikuar ndjeshëm në arenën politike.
