Sot 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019-ës me 51 viktima

Data

Kjo e dielë shënon 4-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën dhe disa bashki të tjera, duke iu marrë jetën 51 personave dhe plagosur qindra të tjerë.

Ky tërmet la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij. Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas.

Pallate, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie shqiptare e të vendeve fqinje ishte tabloja e asaj tragjedie, mëngjesin e 26 nëntorit të 2019-ës.

Kanë kaluar 4 vjet që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por ngjarja është akoma e freskët për ata të cilët përjetuan makthin e tërmetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related