Ata janë nxjerrë në mënyrë të sigurt prej andej. Mësohet se një nga turistët kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes. Ajo mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërriten në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej. Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
Policia e Himarës garanton se është gjithmonë pranë qytetarëve dhe vizitorëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent. Për çdo situatë të ngjashme, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112.
