Zbardhen mesazhet e SKY ECC, ja si Pëllumb Gjoka ndërhynte tek Beqaj dhe te deputetja e PS që njerëzit e tij të…

Data

Teksa në muajin shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si koordinator politik i PS në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka angazhohet fillimisht për të sabotuar takimet e Beqajt me shtabet elektorale në këtë qark. Sipas përgjimeve që ka publikuar gazetari Elton Qyno, ai urdhëron një seri drejtuesish të Partisë Socialiste si dhe deputetin Luan Harusha, të mos shkojnë në takime pasi sipas Gjokës, Beqaj po i anashkalonte. Por pavarësisht planeve në muajin shtator 2020 për sabotimin e takimeve elektorale, Pëllumb Gjoka në muajin Tetor 2020 besohet se mban kontakte të afërta me Ilir Beqajn, duke ndërhyrë tek ky i fundit për të rregulluar në një vend më të mirë policin Ardrit Hasanbegaj, i cili aspironte të bëhej shef krimesh, zv/shef komisariati apo shef anti-korrupsioni në policinë e Tiranës Aspiratat e tij shkojnë dhe deri tek emërim si drejtor i Policisë së Shkodrës.

“Ilir Beqaj ishte zoti për Shkodrën”

Nga dosja e SPAK, Sipas Pëllumb Gjokës në atë kohë Ilir Beqaj ishte zoti për Shkodrën dhe që mbaronte pune. Hasanbegaj shpreson që përmes lidhjeve që ka Pëllumb Gjoka në polici dhe mazhorancën qeverisëse, ai të transferohej nga Shkodra në policinë e Tiranës ose në një vend më të mirë. Në 26 shtator 2020, Pëllumb Gjoka bisedon me Behar Bajrin duke i pohuar: “…O vëlla fol me Luanin se asht tu ba si interesant… i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”. Thuaj të mos shkojnë…thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njëherë ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thirre njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta..” Behar Bajri: “…ok ok…” Pëllumb Gjoka i shkruan sërish Behar Bajrit dhe e porosit që kur të takonte deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha, “…t’i bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu…” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa…”. Për bllokimin e takimeve partiake në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka, flet edhe me punonjësin e policisë Ardrit Hasanbegaj, ku mes tyre në datën 2 Tetor, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon, ku Hasanbegaj i thotë Gjokës se drejtuesit politikë të PS Shkodër, “…do vinin aty ku donte ai…”: Hasanbegaj: “…Po mos na rri larg se do mbledh partinë edhe nuk të pranojmë më në katunde…”. Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…hiç vëlla duke u marë me fushatë hahaha, e shef partinë që ja u kam bërë bllok…s’ka më takime zero…”. Hasanbegaj: “Po, hahaha, si i ke punët? Do vinë aty ku do ti! Po kapedanin (Behar Bajrin) e ke në krah apo të rrëshket? Se mos na e marin këta të PD, se është afruar me V.M? Po fusin këto lojrat, mos na i kthen, i mbështet fort dhe len. Mos bjer në batok të kadoshit, se po bën zhurëm i thuaj. Ato ti marë, po mos na e joshin edhe të ikën ty…”. Pëllumbi ia kthen: “…lereni se do zihen…”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related