“Ish-zv.kryeministri e paralajmëroi Ramën për paratë e drogës” / Berisha: Shqipëria, e dyta pas Venezuelës, jemi vend narko-shtet

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar të rëndësishëm për vendin takimin me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku sipas tij u diskutua strategjia për rrëzimin e asaj që e quajti “regjimi i Edi Ramës”.

Berisha deklaroi se sot Shqipëria vlerësohet si një rrezik për Evropën, duke e cilësuar vendin si një narko-shtet të krijuar, sipas tij, nga qeveria aktuale dhe kryeministri Edi Rama.

“Jam i bindur se përfundimi i këtij takimi dhe krijimi i një fronti të përbashkët në këto kohë kritike për Shqipërinë është përgjigjja më e duhur dhe përgjegjësia më e madhe që marrim para vendit dhe kombit. Sot Shqipëria vlerësohet si rrezik për Evropën, si një narko-shtet i krijuar nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllime ogurzeza ndaj vendit,” u shpreh Berisha.

Ai kujtoi vitin 2015, kur sipas tij Shqipëria u mboll me kanabis dhe kjo u propagandua nga qeveria si një mundësi për pasurim dhe zhvillim ekonomik. Berisha tha se kjo politikë u kundërshtua nga individë të përgjegjshëm, përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministrin e qeverisë.

“Ish-zëvendëskryeministri paralajmëroi Edi Ramën se kjo do të ishte shkatërrim i ekonomisë, por Rama insistoi se kjo ishte para dhe se paraja ishte e rëndësishme. Askund nuk është provuar si në Shqipëri se sa toksike dhe shkatërrimtare është paraja e drogës dhe e karteleve për ligjin dhe ekonominë e një vendi,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, Shqipëria sot, ndonëse vend anëtar i NATO-s, është kthyer në një rrezik për Evropën dhe mund të renditet e dyta pas Venezuelës ose krahas Kolumbisë, duke e cilësuar Shqipërinë zyrtare si të lidhur me kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related