“Në Sharrë s’ka asnjë tullë të investimit 130 mln euro të djegësit” – Berisha: Identike edhe ‘Troplana’ e famshme e Ramës

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për vjedhje masive të fondeve publike përmes projekteve që, sipas tij, ekzistojnë vetëm në letra. Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se investimi prej 130 milionë eurosh për djegësin e Sharrës nuk ekziston në terren.

“Nëse do të shkoni sot në Sharrë për të gjetur investimin prej 130 milionë eurosh të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, nuk do të gjeni asnjë tullë dhe asnjë gjurmë të tij,” deklaroi Berisha.

Ai krahasoi këtë rast me atë që e quajti “Troplana” e famshme e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se skema është identike. Sipas tij, edhe projekti i parashikuar në Xhafzotaj nuk ekziston realisht.

“Po të shkoni në Xhafzotaj, ku do të ngrihej e ashtuquajtura Troplana, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe asnjë gjurmë të investimit. Asgjë nuk është ndërtuar,” u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD-së, përmes projektit “Durana” dhe skemave të ngjashme janë vjedhur qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Ai pretendon se mbi 50 kompani janë përzgjedhur një nga një për të mos paguar taksa në institucionet shtetërore, por, sipas tij, për t’i devijuar fondet drejt interesave private.

“Taksat e këtyre kompanive nuk shkojnë te tatimet, por në sarajet e Surrelit, tek njerëzit e afërt me pushtetin,” deklaroi Berisha, duke e cilësuar këtë si një nga skemat më të rënda të grabitjes së fondeve publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related