Ish-këshilltarja e Ramës: Ju zbuloj qeverinë e re, ja si do të ndryshojë kabineti ‘Rama 4’, kush janë ministrat që…

Data

Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, njëherësh ish-zv/ministre e Turizmit, Ornela Çuçi komentoi dje sfidat dhe pritshmëritë nga qeveria Rama 4. Çuçi theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri me pushtet real të teknikëve. “Unë do të doja që më në fund të kishte një qeveri plotësisht teknike. Edhe pse teknikët na kanë dështuar herë pas here, pushteti duhet t’u jepet atyre. Nëse për çdo gjë vendos vetëm kryeministri, atëherë asgjë nuk mund të bëhet si duhet nga profesionistë”, deklaroi ajo. Në lidhje me premtimin e kryeministrit Rama se “asnjë ministër nuk do të qëndrojë më shumë se 5 vjet”, Çuçi u shpreh e bindur se vërtet nuk do të ndodhë.

“Në gjykimin tim po. Nuk besoj që do të jenë më në ministri”, u shpreh ajo. Sipas saj, kabineti i ri pritet të ketë ndryshime rrënjësore. “Unë mendoj që Rama do të bëjë një qeverisje me figura të panjohura më parë, me njerëz të pa përfolur, nga SPAK-u. Besoj që do të ndryshohen të gjithë ministrat, nga i Brendshmi deri tek ai i Drejtësisë. Nëse synimi numër një është BE-ja, atëherë duhet të kemi ministra teknike”, shtoi ish-këshilltarja. Më tej se zonja Çuçi ndaloi edhe te pasardhësi politik të kreut të PS-së, duke theksuar mungesën e një figure të qartë që mund të trashëgojë lidershipin e Edi Ramës. “Sfida më e madhe e Ramës është të lërë institucione të trashëgueshme brenda PS-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related