Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij merren nën hetim nga Prokuroria, ja akuzat

Data

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit, pasi akuzohen për tre veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.

Prokuroria bën me dije se në lokalin e djalit të ish-kreut të SHISH Berat, u konstatua zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së ish-drejtuesit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, u gjetën një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related