Investigimi për Bankers Petroleum, opozita akuzon Ballukun dhe Denajn për favorizim me dëm 120 milionë euro

Data

Një investigim televiziv ka ngritur akuza të forta ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ish-ministres së Financave, Anila Denaj, për favorizim të kompanisë Bankers Petroleum në një çështje që pretendohet se ka sjellë dëm financiar prej rreth 120 milionë eurosh ndaj shtetit shqiptar.

Sipas investigimit, më 17 korrik 2019 janë firmosur brenda një dite 15 vendime dhe shkresa, të cilat synonin pezullimin e veprimeve të Doganave për mbledhjen e detyrimeve dhe penaliteteve ndaj kompanisë së naftës.

Në qendër të akuzave është një shkresë e firmosur nga Belinda Balluku, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku kërkohej pezullimi i veprimeve administrative ndaj Bankers Petroleum deri në një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas investigimit, Balluku ka ndërhyrë edhe në interpretimin e ligjit për akcizat, kompetencë që, sipas ligjit, i përket autoriteteve doganore dhe Ministrisë së Financave.

Dokumentet e publikuara pretendojnë se shkresat janë hartuar dhe firmosur drejtpërdrejt nga ministrat, pa kaluar përmes drejtorive përkatëse të administratës, gjë që autorët e investigimit e konsiderojnë shkelje të praktikave institucionale.

Në material përmenden edhe pretendime se kompania Bankers Petroleum ka shmangur pagesën e miliona eurove detyrime fiskale, ndërsa ndërhyrjet institucionale kanë penguar mbledhjen e tyre nga shteti.

Investigimi krahason rastin me procedurat e ndjekura në çështjen e inceneratorëve, duke ngritur dyshime për koordinim institucional në favor të kompanisë.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Belinda Balluku, Anila Denaj apo Bankers Petroleum lidhur me akuzat e publikuara në investigim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related