Partia Demokratike ka denoncuar publikisht kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, duke e akuzuar për shkelje të rënda të ligjit dhe keqmenaxhim të fondeve publike.
Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022 konfirmon të gjitha akuzat e ngritura më herët nga opozita. Raporti zbulon një seri shkeljesh administrative, financiare dhe ligjore, të cilat përfshijnë ushtrim aktivitetesh pa kontrata qiraje, zbatim të paplotë të vendimeve për ndërtime pa leje dhe keqmenaxhim të fondeve publike.
Në total, janë gjetur shkelje në prokurime publike, administrimin e taksave dhe në kontratat për depozitimin e mbetjeve urbane. Vangjeli theksoi se këto gjetje tregojnë një dështim të plotë të administratës së Bashkisë Durrës nën drejtimin e Sakos. Për këtë arsye, PD ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakes dhe nisjen e një hetimi nga SPAK. Ky skandal, sipas opozitës, duhet të trajtohet me urgjencë për të rivendosur besimin e qytetarëve në administratën publike.
DEKLARATA E GENTA VANGJELIT:
Denoncimet e vijueshme të PD për performacën e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako, i ka vërtetuar plotësisht Kontrolli i Lartë i Shtetit , i cili në raportin e fundit të auditimit (2024) ku vetëm për vitin 2022 ka identifikuar:
