Protesta e 37-të vijon me marshim në Tiranë, protestuesit përsërisin thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Data

Protesta e 37-të kundër qeverisë vijoi mbrëmjen e së dielës me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës, ku qindra protestues përsëritën kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit”, “Atdheu nuk shitet”, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë. Organizatorët dhe pjesëmarrësit theksuan se do të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sipas protestuesve, që prej nisjes së tubimeve mesazhi ka mbetur i pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në tubim u dëgjuan gjithashtu edhe thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa pjesëmarrësit deklaruan se protestat do të vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në protestë dhe theksuan mbështetjen që, sipas tyre, kanë marrë edhe nga shqiptarët e diasporës, të cilët iu bashkuan tubimeve në ditë të ndryshme gjatë javëve të fundit.

Marshimi u zhvillua në mënyrë paqësore përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit, nën masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related