Sali Berisha: Deputetët e PD-së firmosën për ruajtjen e sekretit hetimor në çështjen “Balluku”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me pyetjet mbi publikimin e materialeve që opozita pretendon se disponon për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet se përse Partia Demokratike nuk e bën publike të ashtuquajturën “dosje Balluku”.

Në përgjigjen e tij, kreu i PD-së deklaroi se anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit kanë firmosur pranë prokurorëve të SPAK një deklaratë për ruajtjen e sekretit hetimor.

Sipas Sali Berisha, opozita është e detyruar të respektojë procedurat ligjore dhe të mos publikojë materiale që lidhen me hetimet.

“Anëtarët e Këshillit të Imunitetit kanë firmosur para prokurorëve një deklaratë ku janë zotuar se do të mbajnë sekretin,” tha Berisha.

Ai shtoi se publikimi i të dhënave do të cenonte procesin hetimor dhe mbrojtjen e dëshmitarëve të përfshirë në çështje.

“Ti nga një anë më çudit se kërkojnë të respektojmë drejtësinë dhe nga ana tjetër që të shkelë drejtësinë. Ka dëshmitarë të penduar,” deklaroi kreu demokrat.

Deri më tani, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi çështjen e përmendur nga opozita dhe nuk ka një njoftim zyrtar për akuzë ndaj Belinda Balluku në lidhje me deklaratat politike të bëra nga PD-ja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related