Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar festën e fundvitit në një prej lokaleve të Tiranës.
Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritme e këngëve popullore shqiptare, duke shijuara festën. Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i partisë, Ilir Meta, nuk ishte pjesë e festës, pasi ndodhet në burg.
Ish-presidenti i vendit ndodhet në qeli që prej 21 tetorit, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.
Në pamjet e publikuara nga zv. Kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës.
Edhe deputetja është nën hetim dhe GJKKO vendosi masën detyrim për t’u paraqitur. SPAK deklaroi më parë se Meta dhe bashkëshortja e tij “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.
