Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se i ka kërkuar Departamentit të Tregtisë të përgatisë një regjistrim të ri, “shumë të saktë”, që bazohet vetëm në të dhënat aktuale dhe përjashton emigrantët pa dokumente.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në SHBA të mos përfshijë personat që ndodhen ilegalisht në vend.
“Personat që ndodhen ilegalisht në vendin tonë NUK DO TË LLOGARITEN NË REGJISTRIM”, shkroi ai, duke nënkuptuar një përpjekje për të ndikuar ndarjen e vendeve në Kongres, e cila bazohet në shifrat e regjistrimit të popullsisë në çdo shtet.
