Analisti Ilir Kulla ka vlerësuar publikisht qëndrimin e aktorit Robert Ndrenika, pas mbështetjes që ky i fundit i dha kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë paraqitjes në Gjykatën Administrative.
Në një reagim me SMS në emisionin e gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania, Kulla tha se gjesti i Ndrenikës i kujtoi një histori personale nga periudha e diktaturës komuniste.
Ai tregoi se kur në vitin 1982 u burgos Lirim Pëllumbi, vëllai i Servet Pëllumbit dhe ish-oficer i Ministrisë së Brendshme, shumë persona e braktisën, megjithëse më herët kishin përfituar ndihmën e tij.
Sipas Kullës, ndër të paktët njerëz që e vizitonin në burg ishin prindërit e tij, pasi kishin marrë mbështetje nga Pëllumbi në periudha të vështira.
“Jam krenar për prindërit e mi që iu gjendën në ditë të vështirë një njeriu në fatkeqësi. Sot e kësaj dite jam krenar për atë kohë dhe për prindërit e mi. Bravo Robert Ndrenika”, u shpreh Kulla në mesazhin e tij.
