IKMT rikthehet në Theth — prishen 35 objekte pa leje

Data

IKMT, së bashku me policinë, IMT e bashkisë, forcat “xhenio” dhe fadroma, ka ndërmarrë një aksion të ri në Theth, ku gjatë mëngjesit janë shembur 35 ndërtime pa leje.

Në krye të ndërhyrjes ishte një godinë trekatëshe e ngritur kohët e fundit, për të cilën është vendosur përdorimi i tritolit për shembjen, për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për t’u rrëzuar me fadroma. Përveç saj, u prishën edhe 7 shtëpi druri dhe disa ndërtime të tjera që nuk kishin dokumentacion të rregullt.

Ky është aksioni i dytë këtë vit në zonë — në korrik ishin prishur mbi 70 objekte të ngjashme. Thethi, si park kombëtar dhe destinacion turistik, është shpesh në syrin e kontrolleve për ndërtime të paligjshme që rrezikojnë ambientin dhe traditën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related