Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, në një deklaratë për media u shpreh se Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aferën korruptive “Eco Park”.
Ajo bëri me dije se kallëzimit i janë shtuar fakte të reja që e implikojnë edhe më tej kryeministrin.
Sipas Vangjelit, veprimet e dokumentuara tregojnë për një plan të mirorganizuar korruptiv në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorëve. PD i kërkon SPAK të hetojë në mënyrë të thelluar këtë çështje në interes të transparencës dhe llogaridhënies.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park.
