I vodhën taksistit 220 mijë euro, policia zbardh ngjarjen në ish-Bllok dhe shpall në kërkim 4 gjeorgjianë agresorët…

Data

Policia ka zbuluar emrat e 4 autorëve të dyshuar për vjedhjen e çantës me 200 mijë euro në një taksi në zonën e ish bllokut, ngjarje e ndodhur më 4 tetor 2024. Kamerat e sigurisë kanë arritur të fokusojnë dy prej grabitësve të cilët siç u tha dhe atë ditë kanë qenë me motor dhe me skafandër në kokë kur kanë thyer xhamin e taksisë dhe vjedhur çantën me mijëra euro brenda. Në kërkim janë 4 shtetas gjeorgjianë, për të cilët po punohet për kapjen e tyre. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i një motomjeti, si dhe po vijon puna për gjetjen e automjetit e cila u përdor në kryerjen e kësaj ngjarjeve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2024, ku në zonën e ish-Bllokut, disa shtetas kanë vjedhur një shumë parash në një taksi, kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes e identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taxi”.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit Levan Kiria, 30 vjeç, Tengiz Natchkebia, 36 vjeç, Noshrevani Kutalia, 30 vjeç, dhe Yousuf Bozkurt 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje”, informoi dje policia.

Hynë nga Maqedonia e Veriut

Mësohet se gjeorgjianët kanë hyrë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut me nje makinë të marrë me qira atje. Në Shqipëri kanë blerë motorin me të cilin u bë vjedhja. Dyshimet janë për persona të tjerë të përfshirë që i kanë njoftuar gjeorgjianët për sasinë e parave që ka patur taksisti në makinë. Priten hetime nga komisariati nr.2 në Tiranë së bashku me Prokurorinë. Nuk është hera e parë që shtetas gjeorgjianë shfrytëzojnë vendin tonë për grabitje. E kanë kthyer në praktikë për vjedhje të sendeve me vlerë si dhe para si ky rast në ish bllok.
Si ndodhi grabitja?

Pasditen e 4 tetorit, Taksisti po transportonte çantën me shumën 200 mijë euro, – siç pretendon shoferi – nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Në një moment dy persona që kanë qenë duke lëvizur me motor dhe skafandra janë afruar, kanë thyer xhamin e dritares ku ishte çanta me para. Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.

Janë shpallur në kërkim 4 gjeorgjianët:

1. Levan Kiria, 30 vjeç
2. Tengiz Natchkebia, 36 vjeç
3. Noshrevani Kutalia, 30 vjeç
4. Yousuf Bozkurt, 31 vjeç

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related