Gjikuria përlan 2.7 milionë euro nga Belinda Balluku, ja si iu dha tenderi i dyshimtë ofertës më të lartë në një…

Data

Një tjetër tender i dyshimtë ka kaluar pa shumë zhurmë, kësaj radhe në sektorin e ujësjellësit. Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër SH.A, në varësi të ministrisë së drejtuar nga Belinda Balluku, ka shpallur fituese kompaninë GJIKURIA, në bashkëpunim me EC Pro Partners, për ndërtimin e ujësjellësave të fshatrave Fushëbardhë dhe Zhulat në Bashkinë Gjirokastër.

Vlera fituese e këtij tenderi është 225,484,714 lekë të reja pa TVSH, rreth 2.7 milionë euro me TVSH. Ndërsa fondi limit i përcaktuar ishte 248,188,809 lekë të reja ose rreth 2.9 milionë euro me TVSH. Kjo do të thotë se tenderi është fituar me rreth 91% të fondit limit, një shifër tepër e lartë që ngre dyshime për abuzim dhe favorizim. Duke analizuar dokumentet e tenderit të siguruara nga JOQ Albania, rezulton se në garë kanë marrë pjesë gjithsej 6 kompani, nga të cilat 4 prej tyre kanë ofruar vlera më të ulëta se fituesi. Madje, një prej ofertave ka qenë gati 600 mijë euro më e lirë se ajo e shpallur fituese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related