“Asnjë fjalë nga qeveria shqiptare per grisjen e flamurit” VIDEO/ Flamuri kuq e zi me kokë poshtë dhe harta e Kosovës nën flamurin serb! Tifozët shqiptarë përleshen me çekët në tribunë pas provokimit të shëmtuar të vendasve

Data

Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme u regjistrua në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League. 

Tifozët çekë në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë.  

Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan. 

Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijoi gjatë gjithë sfidës.  

Për më tepër shikoni momentin e përplasjes së dy tifozerive në fundin e pjesës së parë.  

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related