Aksident rrugor në Lukovë, plagoset një 15-vjeçar

Data

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në zonën e Lukovës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Sipas informacionit paraprak, një motomjet me targë NNH 58, i drejtuar nga shtetasi I. K., 15 vjeç, është përplasur me një automjet tip Mitsubishi me targë AB 713 SV, që drejtohej nga shtetasi Sh. M.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit është testuar me alkooltest dhe rezultati ka qenë 0.00 mg/l. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related