Humbi kontrollin e “Audi”-t në autostradën Lushnje-Fier, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, 65-vjeçarja përfundon në spital

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lushnje-Fier, pranë daljes së rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anës aksit.

Si pasojë e përplasjes, një grua rreth 65 vjeçe, pasagjere në automjet, ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, si dhe për menaxhimin e trafikut që paraqitet i rënduar në këtë segment rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesja, çka ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me forcë me pemën pranë saj.

Hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related