Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali/ Ky është 19-vjeçari shqiptar që nuk i mbijetoi përplasjes së rëndë

Data

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali, në zonën e Monopolit.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Klevis Kalliu, i cili udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” që u përfshi në një përplasje të fortë me një “Toyota Auris”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë zonës Piazza Milite Ignoto. Sipas raportimeve, 19-vjeçari ndodhej në sediljen e pasme të Mercedes-it në momentin e aksidentit.

Pas goditjes së fortë, drejtuesi i Mercedes-it humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa automjete të parkuara në anë të rrugës, ndërsa edhe makina tjetër e përfshirë në aksident përfundoi mbi një furgon të parkuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia. Mjekët tentuan për disa minuta ta mbanin në jetë të riun shqiptar, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas duke e transportuar me urgjencë në spitalin San Giacomo, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë edhe drejtuesja e “Toyota”-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedes-it.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related