Agjendat e reformave të Ballkanit Perëndimorë, KE jep ‘dritën jeshile’ për Shqipërinë dhe 4 shtete të tjera të rajonit

Data

Komisioni Evropian ka bërë një hap të rëndësishëm për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe Reformave, duke miratuar agjendat e reformave për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë më 23 tetor. Ky vendim erdhi pas pëlqimit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Bosnjë e Hercegovina mbetet e vetmja që nuk ka miratuar agjendën e saj të reformave, pasi nuk e dorëzoi atë në kohë. Në njoftimin e BE-së, theksohet se pesë qeveritë e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuara për reforma themelore dhe socio-ekonomike në kuadër të Planit të Rritjes, që do të zbatohet nga viti 2024 deri në 2027.

Plani i Rritjes, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, përfshin 2 miliardë euro si para pa kthim dhe pjesën tjetër në formë kredish të favorshme. Kosova do të jetë përfituesja më e madhe me mbi 820 milionë euro, për kokë banori.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti miratimin e agjendave, duke theksuar përkushtimin e partnerëve në Ballkanin Perëndimor për të arritur suksesin e Planit të Rritjes. Agjendat përqendrohen në fushat si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, qeverisja, dhe zhvillimi i një mjedisi biznesor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related