Në këtë përballje Kombëtarja jonë do ketë një mungesë të madhe, atë të Berat Gjimshitit.
Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të në barazimin 0-0 kundër Serbisë, teksa ka plotësuar numrin e kartonave që e lënë jashtë në takimin e radhës.
Trajneri Sylvinho ka folur rreth kësaj situate ndërsa lë të kuptohet se Adrian Bajrami i cili luan me Benfican është një kandidad kryesor për fanellën e titullarit.
“Mungesa e Gjimshitit? Duhet të shohim gjithçka. Tani kemi 5 qendërmbrojtës bashkë me Adrian Bajramin që po më ‘çmend’, po luan shumë mirë. Ai do shkojë pas ndeshjes në SHBA për të luajtur me Benfican në Botëror. Kemi lojtarë dhe është mirë për zgjedhje, do të bëjmë stërvitjen do të shohim. Kemi shpenzuar shumë energji”,tha Sylvinho pas ndeshjes.
