Humbi jetën gjatë operacionit në Maliq, sot homazhet për efektivin Enea Mekolli/ Polici do të prehet në vendlindje

Data

Qyteti i Pogradecit i jep sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i shpallur Dëshmor i Atdheut pas humbjes së jetës gjatë një operacioni policor në Maliq.

Homazhet në nder të tij do të zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit nga ora 10:00 deri në 12:00, ku familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë do të mblidhen për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e efektivit.

Më pas, në orën 14:00, do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit në fshatin Blacë, vendlindja e tij, ku do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe respektit të komunitetit.

Enea Mekolli humbi jetën gjatë një operacioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Sipas informacioneve paraprake, autori hapi zjarr ndaj forcave të policisë gjatë ndërhyrjes, duke shkaktuar vdekjen e efektivit Mekolli dhe plagosjen e një tjetër punonjësi policie.

Sakrifica e tij në krye të detyrës është vlerësuar si një akt i lartë shërbimi dhe përkushtimi ndaj sigurisë publike, ndërsa figura e tij do të kujtohet si simbol i përgjegjësisë dhe detyrës ndaj vendit.

Lavdi veprës dhe sakrificës së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related