U bë vegël dyshes Rama-Berisha duke kthyer në grupin demokrat deputetët e përjashtuar, PD kallëzon Lindita Nikollën në SPAK, ja akuzat që rëndojnë mbi kryeparlamentaren

Data

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kallëzuar ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga Gazment Bardhi për kthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin e PD. Në kallëzimin penal të Partisë Demokratike, thuhet se kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, duke vijuar të njohë sërish Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD dhe shkresat e tij, ndonëse është i përjashtuar nga grupi. “Ky veprim i shtetases Lindita Nikolla, në ushtrim të detyrave të saj si Kryetare e Kuvendit cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e ligjshëm të Partisë Demokratike. Duke zbatuar një kërkesë të një deputeti, ndaj të cilit organet më të larta drejtuese të Partisë Demokratike, kanë vendosur largimin nga radhët e saj Kryetarja e Kuvendit ka cënuar të drejtat e ligjshme politike të subjektit për organizimin e brendshëm të tij dhe si dhe ka cënuar autonominë e vendimmarrjes politike e cila garantohet nga Kushtetuta dhe ligji për partitë politike”, thuhet në dokumentin e kallëzimit. Kujtojmë se kallëzimi i kryedemokratit vjen pasi Nikolla ka reflektuar kërkesën e Bardhit për kthimin në grupin e PD deputetët e përjashtuar gjatë kësaj legjislatura, ndërsa jashtë mbeti vetëm Sali Berisha i cili ishte përjashtuar një ditë para se të niste legjislatura më datë 10 shtator. Përpos kësaj problematike që çoi deri në kallëzim, Partia Demokratike në padi radhit edhe të tjera pika të cilat Lulzim Basha i konsideron si shkelje nga vetë kryeparlamentarja. Në kallëzim raportohet se ka qenë vetë Lindita Nikolla, ajo e cila ka njoftuar gjatë seancës plenare të datës 04 Shtator se Gazment Bardhi nuk e mban më detyrën e kreut të grupit parlamentar të PD duke pasuar me një tjetër njoftim në seancën e datës 12 tetor ku njoftohet përjashtimi i tij. Por jo vetëm kaq, sipas kallëzimit të PD thuhet se Nikolla ka njohur Gazment Bardhin si kreun e grupimit duke lejuar të marrë pjesë dhe në mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve ku ka ushtruar funksionet e kryetarit Lulzim Basha në cënim të interes të partisë, deputetëve dhe anëtarëve të saj, si edhe autonominë e vendimmarrjes politike. “Me rikthimin në përbërje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të deputetëve ndaj të cilëve janë marrë masa të largimit jo vetëm nga grupi por edhe nga anëtarësia në parti, në kundërshtim me vullnetin e Partisë së cilës i përket Grupi Parlamentar, shtetasja Lindita Nikolla ka cënuar interesat e ligjshëm të kësaj të fundit duke i caktuar jo vetëm përbërjen e grupit të saj parlamentar por edhe kryesimin e këtij të fundit. Miratimi i një kërkesë në kundërshtim me vullnetin politik të subjektit, të marrë në përputhje me normat e brendshme statusorë është një cënim i drejtpërdrejtë i autonomisë së partisë politike duke sjellë si pasojë ndërhyrjen e një organi shtetëror në jetën dhe organizimin e brendshëm të një entiteti juridik dhe politik jashtë varësisë së tij. Ky cënim është një cënim i drejtpërdrejtë jo vetëm i ligjit për partitë politike por edhe i të drejtës kushtetuese për t’u organizuar në parti politike”, thuhet në kallëzim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related