Dashi
Me Mërkurin dhe Venusin në favor, dashuria bëhet më e qartë dhe më e thjeshtë. Pasiguritë e fillimvitit zbehen. Reflektoni mirë për njerëzit që ju rrethojnë.
Demi
Marsi dhe Mërkuri ju japin energji dhe vendosmëri. Është moment i mirë për të çuar përpara kërkesat në punë dhe për të vepruar pa hezitim.
Binjakët
Periudhë e favorshme për takime interesante dhe zhvillime pozitive në dashuri. Besoni më shumë në veten tuaj. Në punë priten lajme të mira.
Gaforrja
Koha ideale për t’iu përkushtuar ndjenjave. Organizoni diçka të veçantë me partnerin. Në punë kërkohet durim për të shmangur tensionet.
Luani
Në dashuri kërkoni më shumë dhe kjo mund të sjellë debate. Përqendrohuni dhe ruani qetësinë. Në punë jeni energjikë, edhe pse jo gjithçka po shkon sipas planit.
Virgjëresha
Ditë me nervozizëm. Shmangni debatet dhe komunikoni qartë në dashuri. Puna do të jetë e lodhshme, ndaj ruani energjitë.
Peshorja
Lini pas problemet e vjetra. Ndjenjat janë në një fazë pozitive dhe do të ndiheni të frymëzuar. Në punë do t’i përballoni lehtë sfidat.
Akrepi
Tensioni mund t’ju prishë humorin. Kujdes me fjalët në dashuri. Në punë gjithçka ecën mirë, por kërkohet durim.
Shigjetari
Qëndroni larg energjive negative dhe debatet shmangini. Keni nevojë për qetësi. Në punë mund të ndiheni të acaruar.
Bricjapi
Moment pozitiv për ndjenjat, sidomos drejt fundjavës. Mos lejoni mendimet negative t’ju dominojnë. Shikoni përpara me optimizëm.
Ujori
Hëna dhe Venusi favorizojnë dashurinë. Takimet janë të rëndësishme. Nëse jeni mes dy zgjedhjeve, është koha për vendim.
Peshqit
Dashuria kërkon reflektim dhe durim. Problemet janë të kalueshme nëse tregoheni të qetë. Çështjet e punës shtyjini për më vonë.
