Kthjellime paradite, reshje shiu në mbrëmje/ Ja si parashikohet moti këtë të enjte

Data

Moti për ditën e enjte do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat veriore dhe jugore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pritet të shfaqen fillimisht në ekstremet veri dhe jug të vendit nga mesdita. Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të ulët, por në disa zona nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 24 m/s.

Deti do të jetë i trazuar, me valëzim 4-6 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related