Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme pas bllokimit të aksit Librazhd–Pogradec, duke ndërprerë qarkullimin në segmentin e dëmtuar dhe duke orientuar mjetet drejt rrugëve alternative.
Sipas përfaqësuesve të policisë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar është hartuar një plan i detajuar masash për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Forcat në terren po kontrollojnë lëvizjen e mjeteve dhe po ndalojnë kalimin drejt zonës së prekur.
Ndërkohë, Policia e Migracionit dhe Kufirit po informon shoferët në pikat e kalimit kufitar për situatën, me qëllim shmangien e fluksit drejt aksit të bllokuar dhe orientimin e tyre në rrugë të tjera.
