Hetimet për Ballukun, SPAK ushtron kontrolle në disa subjekte të lidhura me tenderat e Unazës së Madhe

Data

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar kontrolle në disa subjekte, në kuadër të hetimeve që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas informacioneve, kontrollet kanë të bëjnë kryesisht me procedurat e tenderimit për disa lote të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës. SPAK po heton dyshime për shkelje ligjore në zhvillimin e këtyre procedurave.

Kujtohet se Prokuroria e Posaçme ka depozituar pranë Kuvendit një kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim vijimin e procedurave hetimore ndaj saj.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa priten veprime të mëtejshme nga ana e SPAK dhe institucioneve përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related