Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen një pajisje shpërthyese pranë kokës

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, ku deputetja Gladys Aurora López, përfaqësuese e Partisë Kombëtare, mbeti e plagosur gjatë një interviste për mediat.

Incidenti ndodhi të enjten, në momentin kur López po fliste para kamerave. Papritur, një objekt i vogël rrethor u hodh drejt saj, duke e goditur në pjesën e pasme të qafës dhe duke shpërthyer menjëherë, çka shkaktoi panik te të pranishmit. Si pasojë, deputetja pësoi dëmtime serioze, përfshirë djegie dhe probleme me dëgjimin, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan lehtë.

López mbijetoi dhe u transportua për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit.

Ngjarja ndodhi në një klimë të tensionuar politike, gjatë procesit të rinumërimit të kontestuar të votave pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, të fituara me diferencë të ngushtë nga Nasry Asfura.

Presidenti i Kongresit, Luis Redondo, urdhëroi nisjen e menjëhershme të hetimeve, duke kërkuar shqyrtimin e kamerave të sigurisë dhe regjistrimeve të shërbimeve emergjente për identifikimin e autorit. Ndërkohë, presidenti i zgjedhur Asfura bëri thirrje për qetësi, duke deklaruar se akte të tilla dhune janë të papranueshme, pavarësisht motivit.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Kombëtare, Tomás Zambrano, e cilësoi sulmin si një akt të rëndë dhune politike dhe akuzoi mazhorancën për krijimin e një klime armiqësore ndaj opozitës. Ai kërkoi masa të shtuara sigurie për ligjvënësit dhe institucionet, duke paralajmëruar për një periudhë të vështirë politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related