Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të reagojmë për çdo “çyryk” në Beograd

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për mungesën e një deklarate të drejtpërdrejtë nga ana e tij lidhur me deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila ka folur për “spastrimin etnik” të Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se Shqipëria ka mbajtur një qëndrim institucional përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe se nuk është e nevojshme që çdo deklaratë publike nga Beogradi të marrë përgjigje nga kryeministri.

Sipas tij, një shtet nuk duhet të reagojë ndaj çdo deklarate individuale që vjen nga figura politike apo publike në Serbi.

“Ne kemi reaguar përmes ministrit të Jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten. Kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë”, shkroi Rama.

Kryeministri argumentoi se jo çdo deklaratë e bërë nga një personazh publik duhet të kthehet në një çështje të nivelit shtetëror dhe kritikoi ata që, sipas tij, përdorin raste të tilla për protagonizëm politik.

Reagimi i Ramës erdhi pas kritikave nga zyrtarë të Kosovës, mes tyre ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për mungesën e një qëndrimi publik të qeverisë shqiptare ndaj deklaratave të ministres serbe.

Paunoviç ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë pas deklaratave të saj për luftën e vitit 1998 dhe pretendimeve mbi veprime që lidhen me spastrimin etnik të Kosovës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related