Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për dosjen e Prokurorisë së Posaçme, teksa shprehet se nuk është pronare e “Harabel”. Ajola Xoxa thekson se përgjatë këtyre 7 viteve, që nga themelimi i Harabel, ka qenë anëtare dhe Drejtuese e Bordit të OJF-së pa pagesë.
“Nuk kam qenë Drejtoreshë Ekzekutive e Harabel (jemi në proces) dhe angazhimi im si Drejtuese Artistike e Harabel ka qenë pa pagesë (jam paguar vetëm për 3 projekte specifike, të cilat do t’i listoj më poshtë; dhe e rinënvizoj, kjo është normale në botën artit, ndërkohë që unë të ardhurat e mia i kam nga studioja e avokatisë)”, shkruan ajo.
Bashkëshortja e Veliajt thekson se Harabel s’ka marrë kurrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës.
