Hapet gara për numrin dy të BKH-së – Ja kush mund të kandidojë dhe kriteret strikte që duhet të plotësohen

Data

Është hapur zyrtarisht gara për postin e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një nga pozicionet më të rëndësishme në strukturën që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pas emërimit të Joni Ketës në krye të BKH-së, posti i zv/drejtorit ka mbetur vakant dhe tashmë nis procesi i përzgjedhjes.

Kush mund të aplikojë

E drejta për të kandiduar u takon vetëm hetuesve aktualë të BKH-së, duke e bërë garën të kufizuar dhe me standarde të larta profesionale.

Afati i aplikimit

Dokumentacioni duhet të dorëzohet deri më 22 janar 2026, fizikisht pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të BKH-së.

Detyrat kryesore të zv/drejtorit të BKH

Zëvendësdrejtori:

  • përgjigjet për funksionimin e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në BKH;
  • zëvendëson Drejtorin e BKH-së gjatë mungesës së tij;
  • menaxhon burimet njerëzore dhe organizimin e punës;
  • asiston drejtorin në drejtimin strategjik të institucionit;
  • kontrollon, planifikon dhe koordinon veprimtarinë e personelit;
  • ndjek procedurat disiplinore kur konstatohen shkelje;
  • harton analiza, raporte dhe memo informuese për drejtuesin e BKH-së.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Për t’u pranuar në garë, kandidatët duhet:

  • të jenë hetues aktivë në BKH;
  • të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  • të kenë vlerësimin e fundit të punës “mirë” ose “shumë mirë”;
  • të kenë minimum 3 vite përvojë në hetimin e korrupsionit, krimit të organizuar ose krimeve të rënda;
  • të kenë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • të zotërojnë njohuri të mira në menaxhim dhe planifikim organizativ;
  • të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional;
  • të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar).

Dokumentet që kërkohen

Aplikantët duhet të dorëzojnë:

  • kërkesë për aplikim;
  • platformë mbi vizionin për rolin e zv/drejtorit;
  • jetëshkrim profesional;
  • vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • dokumente për trajnimet, kualifikimet dhe arsimimin shtesë;
  • certifikatë për njohjen e gjuhës angleze.

Si do të bëhet përzgjedhja

Procesi i përzgjedhjes do të kryhet nga:

  • Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK)
  • Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Vlerësimi do të bazohet në dokumentacionin e dorëzuar, performancën profesionale, të dhënat disiplinore dhe opinionet e prokurorëve të posaçëm dhe eprorëve direktë.

Njoftimi i rezultateve

Kandidati fitues do të njoftohet zyrtarisht, ndërsa aplikantët që nuk përmbushin kriteret do të marrin përgjigje individuale përmes email-it.

👉 Gara për zv/drejtorin e BKH-së shihet si një test i rëndësishëm për profesionalizmin dhe integritetin brenda strukturës më të ndjeshme të hetimit në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related