Nga fshesaxhi në milioner, Lala zbulon “biznesmenin” që merrte tendera dhe blinte pikturat e Ajolës

Data

SPAK dyshon se 4 biznesmenët që i la në “detyrim paraqitje” kanë financuar Ajola Xoxën si favore për tenderët që fitonin nga bashkia e Tiranës e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Erion Veliaj. Në një emision televiziv gazetarja Klodiana Lala u shpreh se njëri prej biznesmenëve, Sokol Kryeziu, ka punuar fillimisht si fshesar në bashki derisa në fund bleu një kompani dhe blinte edhe pikturat e Ajola Xoxës. Po kështu ajo tregoi edhe lidhjet me biznesmenët Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi dhe Fatmir Bektashi.

Klodiana Lala: Sokol Kryeziu ka punuar si fshesar më pas si punonjës ngarkim shkarkim, pastaj fotorino në autobusë dhe kontrollor. Papritmas ky që ka bërë këto punë me 400-500 mijë lekë në muaj, ka blerë kompaninë Gerald-A në shumën e 33.4 milionë lekëve dhe ky ka marrë 23 tendera nga bashkia e Tiranës.

Ola Xama: Ai ka marrë në total nga kjo kompani 23 tendera me vlerë totale 6 milionë euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related