“Hong Kong tragjedi historike: 128 viktima nga zjarri shkatërrimtar në kompleksin Wang Fuk Court”

Data

Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në 128, teksa autoritetet njoftuan për përfundimin e operacioneve për fikjen e zjarrit.

Sipas BBC, familjarët e dhjetëra personave që po konsiderohen të zhdukur pas zjarrit po kërkojnë të afërmit e tyre nëpër spitalet e qytetit.

Flakët u përhapën me shpejtësi në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në distriktin Tai Po të mërkurën pasdite, duke u shpërndarë nëpër tetë ndërtesat e larta.

Pas më shumë se 40 orësh djegieje, zjarri u “shua kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 28 nëntor, njoftuan zjarrfikësit të cilët thanë se kanë përfunduar operacionet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related