Tronditje në “Bernabeu”! Selta Vigo i jep fund 19 viteve makth dhe mposht Realin me 9 lojtarë – Barcelona shkëputet +4

Data

Një natë historike në La Liga: Selta Vigo ka thyer pas 19 vitesh “mallkimin” e “Santiago Bernabeut”, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 0-2. Pas 22 ndeshjesh pa fitore, skuadra galiciene ka arritur më në fund të marrë një triumf që do të mbahet mend gjatë, ndërsa për madrilenët kjo humbje hap diskutime serioze për formën e ekipit.

Ndeshja mori një kthesë dramatike në pjesën e dytë, kur Real Madrid mbeti fillimisht me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Fran Garcias në minutën e 64-t. Kur ekipi po tentonte të rikthehej në lojë, një tjetër goditje e rëndë erdhi në minutën 90+2, kur Karreras u përjashtua po ashtu, duke e lënë Realin me 9 lojtarë në fushë.

Selta përfitoi maksimalisht nga situata dhe shënoi të dy golat me anë të Svedberg, në minutën 53 dhe në minutën 90+3, duke vulosur një fitore të merituar.

Kjo ishte humbja e dytë e Real Madridit në 16 javët e këtij kampionati. Skuadra e Çabi Alonsos ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, një statistikë që shton presionin ndaj trajnerit dhe ngre pikëpyetje mbi ritmin dhe stabilitetin e ekipit.

Me këtë rezultat, Real Madrid zbret në vend të dytë dhe e sheh veten katër pikë larg Barcelonës, e cila kryeson La Ligën. Ndeshja e radhës për madrilenët është transferta ndaj Alaveshit, një duel që vjen në një moment delikat dhe ku Reali duhet të reagojë për të mos lejuar largimin e mëtejshëm nga kreu.

Kjo fitore e Seltas merr edhe më shumë vlerë duke pasur parasysh faktin se triumfi i fundit i galicienëve në “Bernabeu” datonte në nëntor të vitit 2006. Pas gati dy dekadash pritje, skuadra më në fund e theu tabu-n, duke “ftohur” stadiumin madrilen dhe duke intensifikuar presionin mbi ekipin vendës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related