Grabitja me armë në argjendarinë në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë dhe verifikon kamerat e sigurisë

Data

Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona me precedentë të mëparshëm penalë në zonën e Kamëz, në kuadër të hetimeve për grabitjen me armë të ndodhur një ditë më parë në një argjendari.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona të maskuar hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit me iniciale O.L. dhe morën një sasi bizhuterish me vlerë. Dyshohet se njëri prej autorëve ishte i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ndërsa u ngritën pika kontrolli dhe nisën kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se, edhe pse deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i grabitësve, kamerat e sigurisë kanë ndihmuar hetuesit të zbulojnë itinerarin e tyre pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Policia vijon verifikimet ndaj personave të shoqëruar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes janë ende në zhvillim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related